Aktiviteti: 70 vjet Çlirim!

Pubblicato: Enjte, 27 Nentor 2014

 

27 Nëntor 2014 në orën 11oo në sallën e koncerteve u organizua një festë me rastin e 70 vjetorit te Çlirimit të  Atdheut. Festa u organizua nga nxënësit e klasave të IVta dhe të Vta.

Koncerti u hap me Himnin e flamurit kënduar nga kori dhe pjesëmarrësit. Prezantohet nga nxënësit e klasave të Vta historiku i L.A.N.Ç të popullit shqiptar në vitet 1939 – 1944. Në koncert u ndërthurën këngë, kërcime dhe recitime të  interpretuara nga nxënësit e klasave të IVta dhe të Vta.

Nxënësit të veshur me simbolet kuq e zi dhe kostume popullore i dhanë hijeshi kësaj feste. Larmishmëri festës i dha edhe grupi i nxënësve te klasave të VIIta me “Vallen e Shqipes” dhe nxënësit e klasave të IXta të cilët e mbyllën në mënyrë madhështore me “Vallen e Tropojës”.

 

Koncerti u mbyll me urimin: Gëzuar 70 - vjetorin e Çlirimit!