Rreth Nesh

Shkolla jo publike “VINÇENC PRENDUSHI” është shkollë 9-vjeçare ku mësojnë nxënës të moshës nga 6 – 15 vjeç. Në këtë shkollë mësimi zhvillohet me programet e shkollës publike me disa ndryshime të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore e qytetit të Durrësit. Është futur në programin mësimor:


• Gjuha italiane nga klasa e dytë deri në të nëntën (2 - 9)

• Gjuha angleze nga klasa e tretë deri në të nëntën (39)

• Informatika nga klasa e tretë deri në të nëntën (39)

Çdo pasdite, me nxënësit që kanë mangësi në përvetësimin e programit mësimor zhvillohen orë konsultimi. Gjithashtu zhvillohen dhe aktivitete sportive. 

 

 

PROGRAMI EDUKATIV

^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

INSTITUTI  M.B.T.P.H. SHKOLLA JOPUBLIKE VINÇENC PRENDUSHI ME SELI NE DURRES, LAGJA NR. 1 RRUGA TAULANTIA ME URDHER TE MINISTRISE TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR. 1, DATE 10.09.1996.

PERFAQESUESE LIGJORE ESHTE: - MONTAGNOLI ADELAIDE (ADMINISTRATORE)

^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

STATUTI

1. Instituti i Motrave Benediktine të Providencës Hyjnore të Vogherës (Itali) që nga themelimi 1849, ka pasur si pikësynim kryesor edukimin dhe ndihmën për fëmijët dhe rininë, falë punës së themelueseve Giustina dhe Maria Schiapparoli.

2. Instituti drejton shkolla të cilat i ofrojnë familjeve të nxënësve që bëjnë kërkesë, kujdes të veçantë, sidomos atyre që jetojnë në vështirësi si  nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana shoqërore dhe kulturore.

3. Instituti në punën e tij edukative frymëzohet nga mësimet e Krishtit  dhe të Kishës Katolike duke i mirëpritur të gjithë si vëllezër e duke respektuar çdo besim tjetër fetar.

4. Ky plan edukativ ka për qëllim të tregojë vijat kryesore që do të shërbejnë si bazë për të gjithë ato mësues, prindër, nxënës që duan të hyjnë në shkollën tonë. 

5. Plani ynë edukativ ka për qëllim të realizojë :

*  një shkollë që të formojë njerëz të aftë për jetën                                                                                     

*  një shkollë që të jetë dëshmi e nderimit për të tjerët, e ndihmes për ata që vuajnë, që janë të dobët dhe që janë në vështirësi                                                                                                                                 

*  një  bashkëpunim të hapur dhe pa interes me autoritetet  shtetërore e organizatat e tjera shoqërore në planin e formimit dhe të solidaritetit  njerzor .                                                                                                                                

*  do të zbatojë programet shkollore të miratuara nga autoritetet  shtetërore. 

6. Kërkon nga mësuesit dhe prindërit e nxënësve  të bashkëveprojnë në punën edukative për të ndihmuar në formimin e gjithanshëm të nxënësve  si nga pikpamja njerëzore ashtu edhe nga ajo kulturore.

7. Tipi i edukimit që kërkohet të realizohet është formimi integral i personit për ta ndihmuar atë të radhitet si pjesë aktive e shoqërisë.

8. Për arritjen e këtij qëllimi, projekti ynë edukativ synon të realizojë : 

* një shkollë formuese që të kapërcejë konceptin e një shkolle nocioniste.

* një shkollë të bazuar në dialogun për të ndihmuar mënyrën e të menduarit, të të reflektuarit  dhe të të vlerësuarit, të lidhjes dhe solidaritetit me të.

* një shkollë toleruese, që e udhëheq individin të mbrohet nga kushtëzimet e brendëshme e të jashtme dhe që favorizon zhvillimin e të gjitha prirjeve të tij. 

9. Në sintoni me këto probleme shkolla duhet të ketë si synim formimin e një adoleshenti të pjekur në planin :

* fizik, duke nxitur aspektin shëndetsor dhe aktivitetin  fiziko - sportiv

* psikologjik, duke e mësuar të mendojë, të fitojë aftësinë për të bërë kritikë dhe të kuptojë vlerën e forcave që duhen për të fituar identitetin human të kulturës së tij. 

* shoqëror, të realizojë vetveten duke u hapur me të tjerët, të fitojë aftësitë dhe shprehitë intelektuale, operative për të vepruar në mënyrë efikase dhe autentike në botën dhe ambientin shoqëror ku ai jeton. 

* kulturor, duke ndihmuar në asimilimin dhe përpunimin e një kulture të përgjithshme  dhe të specializuar, plot vlera ku të mos mungojnë rastet për një reflektim më të thellë  dhe për ndjekjen e një ideali.

10. Arritja e këtyre objektivave është e varur nga kontributi i komunitetit fetar,

i mësuesve i familjeve dhe të nxënësve :

Këto komponente, sipas roleve të tyre përkatëse, ndihen të angazhuar  dhe përgjegjës në impenjimin formues dhe organizativ të shkollës.

11. Mësuesit duhet të përpiqen të kuptojnë qëllimet edukative të institutit.

Për më shumë, në lirinë e mësimdhënies, koherente me vlerat e projektit edukativ të pranuar nga të dy palët, ndjejnë si detyrë të :

* të impenjohen thellësisht në aktivitetin edukativ shkollor

* thellojnë pregatitjen e tyre  me një vëmendje të veçantë ndaj karakterit pluralist të shoqërisë dhe  të jenë të gatshëm për t\\\'iu përgjigjur  kërkesave të nxënësve. 

* marrin pjesë gjallërisht në aktivitetet shkollore dhe jashtshkollore . . 

12.a) Nga pikpamja juridike, administrative  dhe ekonomike organizimi i shkollës i besohet drejpërdrejt përgjegjësisë së komunitetit që përbën enti drejtues.

b) Pagesa vjetore do të jetë e tillë që të mbulojë shpenzimet e shkollës, duke qenë shkolla jo fitimprurëse.

 

                                                                                                                              DREJTORIA

ORGANIGRAMA

Shkarko skemen e ORGANIGRAMES

Jeta e VINÇENC PRENDUSHIT

VINÇENC PRENDUSHI - Ipeshkëv, edukator, poet, martir i fesë

Me shume...