Të njohim "Motrat Benediktine"

Pubblicato: Premte, 28 Nentor 2014

Me 27- 28 nëntor 2014, kemi jetuar dy ditë shumë të bukura dhe të thella me Motër Lidia Veloso.

Motër Lidia na prezantoi me shumë entuziazëm figurën e dy grave të mrekullueshme dhe kurajoze që i dhanë jetë Institutit të suorave “Benediktine të Provanisë Hyjnore” Motër  Maria dhe Giustina Schiapparoli, të cilat me shumë dashuri dhe dedikim filluan punën e tyre me vajzat e qytetit të Vogerës në atë periudhë shumë të vështirë pa ndihmën e askujt por vetëm me dashurinë dhe besimin e madh.

Pamë se si kjo vepër u rrit me kalimin e kohës gjithashtu edhe në hapësirë në kontinente dhe popuj  të ndryshëm.

Edhe në Shqipëri, Motrat Benediktine vazhdojnë të ofrojnë të njëjtën ndihmë dashamirësie dhe shërbese për ato që kanë nevojë, për të rinjtë, burra e gra për t’i ndihmuar të rriten shpirtërisht dhe intelektualisht drejt një jete dinjitoze dhe të bukur.

 

Faleminderit Motër Lidia për këto ditë që na pasuruan shpirtërisht dhe na bënë të rritemi në dashuri.