Performanca në vite e qytetit tim, krenaria ime

Pubblicato: Merkure, 26 Nentor 2014

Me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit nxënësit e ciklit të lartë, përkatësisht klasat e VIIta – VIIIta – IXta, të shkollës 9-vjeçare jopublike “Vinçenc Prendushi”organizuan nje projekt me temë:

“Performanca në vite e qytetit tim, krenaria ime”

Objektivat:

1.     Nxitja tek nxënësit ndjenjën e krenarisë për origjinën e tyre shqiptare.

2.     Nxitja tek nxënësit e ndjekjes së shembujve të jetëve dinjitoze të njerëzve të shquar në planin etik dhe të veprimtarisë së tyre me shtrirje kohore historike.

3.     Nxitja e veprimtarive aktive praktike duke imituar proçese në miniaturë të zhvillimit ekonomik dhe industrial, të qytetit tone, në laborator.

4.     Aftësimi i nxënësve për të paraqitur këto arritje në planin shoqëror, historik, etik dhe ekonomik.

 

Gjatë gjithë performancës nxënësit përdorën gjuhët e huaja që mësojnë në shkollën tonë, italisht dhe anglisht, si pjesë plotësuese e synimit kryesor për vitin 2014 – 2015.