Dita ndërkombëtare e gjuhëve të huaja

Pubblicato: Premte, 26 Shtator 2014

 

Në këtë ditë në shkollën tonë u zhvillua një moment informimi dhe sensibilizimi i kritereve evropiane të portafolit të gjuhëve të huaja. Nxënësit janë informuar dhe sensibilizuar për rëndësinë e njohjes së gjuhëve të huaja, veçanërisht të  gjuhës italiane dhe angleze, gjuhë që nxënësit e shkollës sonë studiojnë.  Para nxënësve u bë një paraqitje e metodës dhe kritereve  të vlerësimit edhe me parametrat ndërkombëtarë si çertifikimet e niveleve A1, A2, B1, B2 nga institucione  të njohura në nivel ndërkombëtar si Universiteti i Sienës në Itali, dhe njohja me certifikimin e Cambridge per gjuhën angleze. Është e rëndësishme ndërgjegjësimi gjithmonë e më shumë i nxënësve për rëndësinë e njohjes së gjuhëve të huaja si një element i domosdoshëm për të njohur kulturën evropiane dhe për formimin e tyre si qyetarë Evropianë.