Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri

Pubblicato: Djele, 21 Shtator 2014

Ishte një ditë emocionuese, e lumtur plot angazhim për ta jetuar deri në fund si një moment unik dhe ndoshta i papërsëritshëm në jetën e secilit. Ishim  pranë Papës, të gjithë katolikë, ortodoksë dhe myslimanë si të ishte bariu ynë dhe si një figurë fetare shumë e rëndësishme dhe domethënëse. Ka qenë një ditë bashkimi dhe pranie e zemrës dhe e ndjenjave. Një ditë mahnitëse  sepse ne nuk prisnim që ta shihnim kaq pranë, ta përshëndesnim dhe të shiheshim me një vështrim të thellë, depërtues të thjeshtë dhe atëror. Një nga momentet më emocionuese dhe prekëse qe kur Ati i shenjtë mori në krah fëmijët që ishin mes turmës, dhe të gjithë me një grimcë zilie nga dëshirën për të patur të njëjtin fat që të kishin bekimin e tij.

 

 Një ftesë: Të fluturojmë lart si shqiponja, por të mos harrojmë çerdhen.