Dita kombëtare e trashëgimisë kulturore

Pubblicato: Hene, 29 Shtator 2014

 

Mbi veprimtarinë e kryer nga shkolla Vincenc Prendushi në  Ditën  Kombëtare të Trashëgimisë  Kulturore – 29 shtator 2014.

Në kuadrin e Ditës Kombëtare të Trashgimisë Kulturore më 29 shtator 2014 shkolla Vincenc Prendushi organizoi të gjithë punën për pjesëmarrje aktive në këtë ditë kulturore.

-        Mbi bazën e dhënies së  birësimit të monumenteve të qytetit tone, “Drejtoria Rajonale e Kulturore Durrës”  , shkolla V.Prendushi ka marrë  në kujdesje monumentin e Amfiteatrit të madh të  Durrësit.

-        Shkolla jonë me përgatitje paraprake u përfaqësua me një performance të lavdishme.

-        Në  këtë aktivitet morën pjesë disa grupe nxënësish me këto paraqitje:

-        Në fillim nxënëset Bora Kavaja dhe Adiola Konika prezantuan hapjen e këtij aktiviteti si dhe rëndësinë historike të këtij monumenti madhështor për qytetin e Durrësit.

-        Grupi i klasave te 9-ta u paraqit me veshje të periudhës romake duke performuar në ambientet e Amfiteatrit, gjë e cila u vlerësua për origjinaltitetin nga të gjithë të ftuarit e pjesëmarrësit. (Këto veshje u përgatitën me materiale të ricikluara nga mësuesja Aseli Kryemadhi.)

-        Grupi i nxënësve të klasave të 8-ta u paraqitën me një përgatitje pjesësh letrare të shkrimtarëve të periudhës së aktivitetit greko-romak. Nxënësit me veshjet karakteristike të periudhës romake debutuan pjesë e vargje të vecanta. (Këto të përgatitura nga nxënësja e letërsisë Pranvera Bonati)

-        Grupi i instrumentave të klasave te 5-ta dhe të 6-ta u paraqitën me pjesë instrumentale e orkestrale me instrumentat e kitarës.

Gjithashtu edhe 3 nxënëse violiniste luajtën pjesë te larmishme me violinë. (Këto të përgatitura nga  mësuesja e muzikës Nevila Kalaja)

-         Nxënës të klasave të ndryshme u paraqitën punimet  e tyre me një ekspozitë me piktura e mozaikë. Këto punime u ekspozuan në ambientet e Amfiteatrit të cilët u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit.

-        Grupi i baletit të nxënëseve të klasave të 6-ta dhe të 7-ta performuan një balet të vecantë në ambientet e Amfiteatrit. (me veshje klasike të përgatitura nga mësueset Klara Mema e Mereme Seseri)

 

I gjithë aktiviteti u admirua, pëlqye e u vlerësua nga të gjithë të ftuarit e pjesëmarrësit.