Urdhër për ndërprerjen e procesit mësimor

Pubblicato: Hene, 09 Mars 2020

Njoftimi për ndërprerjen e procesit mësimor për dy javët në vazhdim

Në vijim të vendimit të qeverisë dhe Task Forcës për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit (COVID- 19), Shkolla “Vinçenc Prendushi” njofton të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre se është pezulluar procesi mësimor deri me datë 23 mars 2020.

Duke ju uruar të keni shëndet dhe  kjo situatë të normalizohet sa më shpejt, ju bëjmë me dije çdo njoftim që do marrim do t’jua komunikojmë në faqën zyrtare të web-it të shkollës.