Askush nuk varfërohet duke dhuruar

Pubblicato: Hene, 02 Dhjetor 2019

  

Nxënësit e shkollës “Vinçenc Prendushi”, Durrës e kanë bërë tashmë traditë nismën e grumbullimit të ndihmave në kuadër të “Ditës Botërore të Varfërisë” për të ndihmuar sadopak familjet në nevojë.

Këto ditë qyteti ynë u prek nga një fenomen natyror me pasoja shumë të rënda.

 

Drejtoria e shkollës së bashku me senatin, vendosën që ndihmat, të cilat konsistojnë në ushqime dhe batanije tu shpërndahen familjeve të prekura nga tërmeti.

Gjatë këtyre ditëve të vështira për qytetin dhe vendin tonë, këto ndihma u janë shpërndarë  shumë familjeve të prekura nga tërmeti.

 

Falenderojmë të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar.