Teoria nëpërmjet praktikës

Pubblicato: Premte, 20 Shkurt 2015

 

Qëndra Kulturore e Fëmijëve Durrës në kuadrin e veprimtarive të miratuara nga DAR për vitin mësimor 2014- 2015, organizoi konkursin shkencor “Teoria nëpërmjet praktikës”

Qëllimi i këtij konkursi: Nxënësit duhej të shprehin njohuritë e tyre shkencore në lëndët “Fizikë dhe Kimi” nëpërmjet eksperimentit. Shkolla jonë u paraqit në konkurs me dy eksperimente, një në lëndën e fizikës dhe një në lëndën e kimisë.

Gjatë zhvillimit të eksperimentit u vu re:

Ø  - pjesëmarrja

Ø  - kushtet teknike

Ø   -përdorimi i mjeteve të duhura

Ø   -shkalla e vështirësive për eksperimentin e zgjedhur

Ø   - argumentimi me fjalë i dukurive të ndodhura

Për këto arësye nxënësit e shkollës sonë u përzgjodhën nga Komisioni Vlerësues duke fituar Çmimin e Parë në lëndën e Kimisë dhe Çmimin e Dytë në lëndën e Fizikës.

Në këtë konkurim morën pjesë për eksperimentin e Kimisë nxënësit:

Besa Dajlani

Ina Shaba

Sabina Myhypaj

Bjorn Eski

Erti Xhemollari

Për eksperimentin e Fizikës:

Devis Hima

Mars Berhami

Nadia Dizdari

Einxhël Sako

Gred Braho