Himni i Shkolles

Pubblicato: Marte, 11 Shkurt 2014

Kënga e shkollës:

Në ballë të shkollës kemi,
një emër të nderuar
që ndjenjat më fisnike
në shpirt na frymëzon.
Imzot Vinçenc Prendushi
jo kurrë s’ke të harruar
se kush do fort Atdheun
i gjallë, i gjallë jeton.

Refreni 2 herë
Përballë detit shkolla ngrihet
ne si valët shkumbëzojmë
emrin tënd imzot Prendushi
nëpër vite do naltojmë.
Thellë në zemrat fëminore
gjethe, lule, mbjellur ke
emrin tënd imzot Prendushi
në çdo rrahje zemre ke.


Teksti: Matish Gjeluci
Muzika: Agron Xhunga