Veprimtari praktike: Pastrimi i kripës së gjellës nga papastërtitë .Dekantimi dhe filtrimi

Pubblicato: Enjte, 09 Shkurt 2023
Orë mësimore
Lënda:Kimi klasa 8A
Tema : Veprimtari praktike: Pastrimi i kripës së gjellës nga papastërtitë .Dekantimi dhe filtrimi
Objektivat: Nxënësit
1. Veçojnë mjetet që duhen për këtë veprimtari dhe dallojnë funksionin e secilës prej tyre
2.Përpilojnë skemën e veprimit dhe hapat e punës : tretshmëria, dekantimi, filtrimi, kritalizimi
3.Ndërtojnë me mjetet aparatin e filtrimit , avullimit,Hinkën ndarëse
4.Argumentojnë rëndësinë e çdo etape duke i përshkruar me fjalorin shkencor si fjalët kyçe aftësinë për tu tretur te NaCl dhe rëndësinë e densitetit të ndryshëm në zbatimin e dekantimit e filtrimit si dhe vetitë magnetike të metaleve
5.Dallojnë metodat që përdoren për ndarjen e substancave në përzierjet homogjene nga ato që përdoren për të ndarë sub në ato heterogjene
6.Zbatojnë rregullat e punës në laborator.