Vizita e përvitshme e SH.T.Imz.George Frendo O.P Arqipeshkv Metropolit i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës në shkollën tonë.

Pubblicato: Marte, 22 Dhjetor 2020
 
Ku nxënësit përçuan mesazhin për shkrimin e një faqeje të re në librin e Vitit të Ri. Ëndrrat për një jetë ndryshe, për të lënë pas atë që shkoi duke mirëpritur të ardhmen në paqe, drejtësi dhe harmoni. Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me mundësi të reja, ditë me shpresa, zemrën plot me dashuri e me lumturi në çdo familje.
Kapitullin e parë e nisëm sot me urimet më të mira për këtë fundvit. Gëzuar !