Projekt "Dita botërore e gjuhës amtare"

Pubblicato: Premte, 21 Shkurt 2020

 

Gjuha përbën një nga shtyllat e identitetit kombëtar. Si e tillë  ajo duhet njohur, vlerësuar dhe përcjellë brez pas brezi duke e ruajtur të paprekur. Ky projekt merr jetë sot me rastin e “Ditës se gjuhës amtare” dhe është i organizuar mes tri klasave të shtata.

Kompetencat e këtij projekti:

1.Njohim historikun e Gjuhës Shqipe

2.Njohim personalitetet që dhanë kontributin e tyre në formësimin e Gjuhës shqipe

3.Evidentojmë tiparet e Gjuhës shqipe si gjuhë indoevropiane

4.Shpjegojmë pozicionin e Gjuhës Shqipe Në pemën e familjes Indoevropiane

5.Sjellim në vemendje albanologë të huaj e shqiptare që studiuan Gjuhen shqipe

6.Vlerësojmë pasurinë e leksikut të gjuhës shqipe

7.Nxisim përdorimin e fjalëve shqipe në vend të fjalëve të huaja

8.Interpretojmë ese / poezi kushtuar Gjuhës shqipe

9.Edukojmë nxënësit për njohjen dhe vlerësimin e Gjuhës shqipe

10.Kultivojmë dashurinë për Gjuhën shqipe

11.Nxisim respekt për paraardhesit tanë të cilët e mbrojtën dhe e perçuan atë të pacënuar