Teatri i kukullave " Libri dhe celulari" Sfilata e karnavaleve

Pubblicato: Enjte, 28 Shkurt 2019

 

Ky projekt integroi nxënësit e klasave të dyta, të gjashta dhe të nënta të cilët punuan për të sjellë materiale të ndryshme artistike nga të gjitha fushat e artit; kërcimi, kënga, aktrimi, dhe stilimi.

Përmes këtij projekti ne nxitëm frymën e punës në grup, edukimin e brezit të ri për rëndësinë e të lexuarit dhe pasojat negative që na sjell përdorimi i tepërt i celularëve; rëndësia e menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave të cilat kanë materiale të riciklueshme e që mund të ripërdoren për të krijuar sende dhe forma arti; njohja me festën e famshme të karnavaleve dhe argëtimi përmes dijes.

Shfaqja u hap me këngën “Viva la natura” e cila shënoi jo vetëm hapjen e shfaqjes sonë, por edhe ardhjen e pranverës në zemrën e çdo spektatori të vogël. Kënga u këndua nga kori i shkollës sonë  dhe u shoqërua me koreografi nga balerinat e vogla të klasës së parë së dytë dhe të tretë:   Alba Tila ,   Ajla Kola,   Tjuna Malltezi ,   Elektra Gjini,   Safira Guza,   Mishel Isteri

 

Pjesa teatrale e intepretuar titullohej “Libri dhe celulari”

Skenari i kësaj pjese teatrale pati si qëllimi që të përcillte përmes humorit mesazhin e fuqishëm të dashurisë për librat dhe rëndësisë së leximit përballë forcës magnetike të celularëve të cilët i dëmtojnë fëmijët në zhvillimin psikik dhe social.

Teksti u interpretua nga dy nxënësit, Sidrit Truma dhe Kejsi Xheta të cilët jo vetëm që përvetësuan tekstin, por e intepretuan atë duke u futur në lëkurën e personazheve. 

Veshja e tyve u realizua me mjete të riciklueshme (kartonë, letra).

Në vazhdën e nxitjes së dashurisë për librat dhe njohjen e vlerave të tyre në jetën tonë, u këndua një këngë më titull “Libër, miku im” nga nxënësja Ines Hima.

Kjo performancë u shoqërua nga balerinat e vogla të klasës së dytë të cilat plotësuan performancën dhe i dhanë asaj më shumë gjallëri.

Parada me maskat dhe veshjet e ideuara  nga nxënësit dhe të krijuara me materiale të riciklueshme