Konkurs videomontazh për “Skënderbeun”

Pubblicato: Merkure, 17 Janar 2018

 

 

 

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, aktivitete të shumta janë zhvilluar në shkollën tonë nga nxënës të klasave të ndryshme. 

Në teatrin “Aleksandër Moisiu”, 25 shkolla nëntëvjeçare të Durrësit kanë konkurruar midis njëra-tjetrës, në konkursin foto- video, montazh me temë “Skënderbeu Heroi Kombëtar i shqiptarëve”.

Materiali i paraqitur nga shkolla “Vincenc Prendushi” u përgatit nga nxënësit Bjorn Menko dhe Gerta Psatha nën drejtimin e mësueses së historisë Adriana Neço dhe në mbështetje të plotë të drejtoreshës së shkollës Adelaide Montagnoli, Sr Donata.

Punimi i tyre fitoi vendin e dytë në këtë konkurs.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës nga sektori i veprimtarive masive. 

Për të parë videon klikoni në linkun mëposhtë:

https://www.facebook.com/qkf.durres.1/videos/pcb.1541956082548150/1541882812555477/?type=3&theater