Festa e nënë Terezës në shkollën tonë

Pubblicato: Premte, 17 Tetor 2014
Me rastin e përvjetorit të lumturimit të humanistes së madhe shqiptare Nënë Tereza në  shkollën tonë  u organizua një aktivitet në gjuhën angleze dhe italiane,  për njohjen dhe thellimin e figurës së nënës shqiptare, që është edhe nëna e mbarë botës.
 
Nëxënësit thelluan  njohuritë mbi jetën, aktivitetin, mendimet dhe reflektimet e kësaj gjiganteje në dashurinë dhe përkujdesin për çdo njeri sidomos për ata që janë më në nevojë.  Nxënsësit  e klasve të pesta dhe të gjashta qenë protagonistët  e këtij aktiviteti me entuziazmin, thjeshtësinë dhe angazhimin serioz që i karakterizoi në përgatitjen  dhe interpretimin e poezive, krijimeve dhe mesazheve në gjuhën angleze, italiane dhe shqipe.