"Gëzuar Pashkën"

Pubblicato: Shtune, 11 Prill 2020

Menaxhimi i strestit gjatë epidemisë COVID-19

Pubblicato: Premte, 20 Mars 2020

Përshëndetje nga drejtoresha e shkollës Sr. Donata

Pubblicato: Enjte, 19 Mars 2020

 

Të dashur prindër dhe nxënës,

 

Ne, të gjithë po jetojmë ndryshe këto ditë duke ndjekur çdo cast një mik të paftuar, i cili na detyroi të mos jemi bashkë kur duhet të jemi bashkë, që shkolla të jetë në heshtje kur ajo duhej të mbushej me zërat tuaj të gëzuar të dashur nxënës.

Dëshiroj të jem pranë jush, më shumë se me dije, me zemër dhe t’ ju fal ashtu sikurse prindërit tuaj, ngrohtësi dhe dashuri.

Të lutemi të gjithë së bashku sot më 19 mars 2020 në festën e “ Shën Jozefit”, në festën e baballarëve, për popullin shqiptar dhe për të gjithë të sëmurët kudo që janë.

Shpresoj të takohemi sa më shpejt, sepse së bashku jemi më të fortë.

Me zemër ju them: FRIKË JO, KUJDES PO!

 

Me respekt

Suor Donata