Konkursi foto-video montazh "Ismail Qemali dhe Historia e tij"

Pubblicato: Enjte, 24 Janar 2019

 

Në kuadrin e 100-vjetorit të vdekjes së patriotit të shquar Ismail Qemalit, Qëndra Kulturore e  Fëmijëve organizoi konkursin foto-video montazh me temë “Ismail Qemalit dhe historia e tij” (Janar 2019).

Duke u bazuar edhe në programin mësimor u planifikua që ky projekt të zhvillohej me nxënësit e klasave të nënta sipas fazave të mëposhtme.

Që në fillim pasi u prezantua tematika,  nxënësit treguan  interes të madh për të marrë pjesë dhe për të dhënë kontributin e tyre.

Pasi u përzgjodh një grup përfaqësues i nxënësve, filloi puna sipas etapave të projektit. Kjo punë u bashkërendua ndërmjet nxënësve, mësueseve të lëndëve dhe me bashkëpunimin e Drejtorisë së shkollës.

Projekti  u finalizua me prezantimin e materialit historik nëpërmjet video –foto montazhit në:

- në ambientet e shkollës me nxënësit

- konkursin ndërmjet 23 shkollave të rrethit Durrës të organizuar nga  QKF ku u vlerësuam me çmimin e I-rë.