Takim me klasat e IV me kryetarin e bashkisë së Durrësit Z.Vangjush Dako

Pubblicato: Merkure, 19 Shkurt 2014

 Nxënësit e klasave të IV kërkuan një takim me kryetarin e bashkisë së Durrësit Z. Vangjush Dako për të marrë informacion rreth qytetit të tyre në kuadër të lëndës së Edukatës Shoqërore.

Ky takim ishte mbresëlënës për fëmijët dhe i dha atyre një informacion më të gjerë rreth qytetit. Ato i drejtuan disa pyetje Z.Dako, të cilat morën një përgjigje spontane dhe bindëse.